
Deputeti demokrat Belind Këllici në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV deklaroi se ditën e sotme i është vjedhur zyra e tij, ku mes sendeve personale i është grabitur edhe vula e FRPD.
Ai u shpreh se pas mbledhjes ka konstatuar se ishin ndryshuar bravat e zyrave dhe pas kësaj ka bërë një kallëzim për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje dhe për ata persona që kanë qenë sot të armatosur në katin e parë të Partisë Demokratike.
Kam bërë kallëzim sepse pas përfundimit të mbledhjes patëm një mbledhje normale, 29 anëtarët e komisionit të rithemelimit dhe kur zbritëm poshtë në katin e parë në zyrat e forumit shoh bravat e ndërruara, hapëm zyrat me forcë dhe shoh zyrën time të bastisur, sendet e mia personale, laptop, hardisk, kjo është sjellja e këtij amerikani që kemi sot në krye të PD, kishin vjedh dhe vulën e FRPD të cilën e kisha lënë mbi tavolinë sepse unë e lë në zyrë nuk fle me vulë si kryetari i PD.
Pas këtij momenti kam kërkuar policinë e shtetit, nuk kanë ardhur, vajta në këmbë me të rinjtë te komisariati dhe kam bërë kallëzim për ata persona që kanë qenë sot të armatosur në katin e parë të PD. Prokuroria dhanë garanci që do kërkojnë zyrtarisht por nuk e di.



