
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashton nga Kuvendi deputetin Adriatik Alimadhi.
Një vendim i tillë u mor pasi bllokoi foltoren. Ruçi ndërpreu seancën deri në momentin kur Alimadhi doli nga salla.
“Siguria e parlamentit duhet të kishte nxjerrë më forcë. Ndërpritet përsëri seanca për arsye të keqsjelljes së deputetit. Është shekulli i mendjes nuk është shekulli i forcës se po të ishte e tillë….Atëherë seanca ndërpritet, do të fillojë në orën 12:45”, deklaroi Ruçi.
Ruçi e paralajmëroi fillimisht Alimadhin për përjashtim nga seanca nëse nuk do të ulej në vend por deputeti i Ballit Kombëtar nuk ka pranuar.
Më pas ka ardhur dhe vendimi për përjashtimin e tij nga seanca.
“Je fatkeq për identitetin që ke. Po të jap vërejtje do të përjashtoj nga seanca. Atëherë je i përjashtuar nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin përjashta. Nqs nuk del do i kërkoj sekretariatit 10 ditë përjashtim”, tha Ruçi më herët.
11:12h/ Rudina Hajdari: Koha juaj mbaroi, mashtruesë. Spiropali: Rudinë mbaj gojën!
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me deputeten Rudina Hajdari sot në Kuvend.
Deputetja Hajdari akuzoi maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar me listat kur është shprehur se do të happen 100 %. Duke I bërë thirrje të tërhiqen Hajdari e mbylli fjalën e saj në foltoren e kuvendit duke I thënë se koha e tyre ka mbaruar.
Menjëherë ka replikuar Spiropali, duke i këkuar që të mbajë gojën dhe ta provojë të dalë dhe të votohet.
“Rama mashtroi për listat e hapura. Do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha. Deputetët në Kuvend i cakton prapë kryetari. Si mund ta bëni këtë. Si i mashtroni qytetarët? Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli se jeta juaj është luksoze dhe ju e dini si e përballoni ndërkohë që pjesa dërrmuese e qytetarëve zvarriten nëpër rrugë për të gjetur një punë. Pse mbroheni në listat e kryetarëve tuaj prandaj jeni këtu. Ka dy rrugë ose të tërhiqni propozmin dhe të humbisni me dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim por dijeni mirë koha juaj ka mbaruar“, tha Hajdari.
“E nderuar Rudinë mbaj gojën. Vëri fre vetes. Nuk të kemi asnjë borxh. Broqkullit pa sens. Nëse do të flasësh për lista e zgjedhje ti nuk je e votuar. Ke hyrë në lista. Dil tani, provoje, pije detin, hyri detit në këmbë të shohim ku do të dalësh, në breg apo në anën tjetër“, u shpreh Spiropali.



