
Gazetari Neritan Sejamini tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se partitë e vogla e kanë të vështirë të gjejnë identitetin e tyre. Ai shtoi me tej se këto 8 vitet e fundit partitë e vogla në Shqipëri kanë sakrifikuar për tu dukur si bllok i unifikuar.
Partitë e vogla e kanë të vështirë të gjejnë identitetin e tyre. Problemi kryesor gjatë 8 viteve të fundit ka qenë që ka pasur nevojë që të gjithë bashkë të ishin të bashkuar, këta kanë sakrifikuar për tu dukur si bllok i unifikuar. Mund të fajësosh partitë e vogla por nga ana politike nuk shoh ndonjë gabim. Në këto kushte do shohësh kush është taktika më e mirë. Dhe në këto kushte kjo ka qenë zgjedhja më e mirë. Në 2021 aleatët i kanë sjellë 67 mijë vota. Në këto kushte është bërë gjëja më e mirë taktike.



