Sejamini: Gara për Tiranën mund të jetë pikë kthese për PD-në

Sejamini: Gara për Tiranën mund të jetë pikë kthese për PD-në

Neritan Sejamini në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, thotë se zgjedhjet vendore të vitit 2023, janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike dhe mund të shënojnë një pikë kthese për opozitën.

Sejamini tha se PD duhet të ketë një kandidat jo politik, për të bërë diferencën me Erion Veliajn, pasi fushata për Tiranën ka një ndikim shumë të madh në elektorat.

Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme. Edhe sikur ti humbë zgjedhjet e Tiranës dhe Durrësit, nëse nxjerr kandidatët e duhur dhe të bëjë fushatë perëndimore, kjo do të jetë pikë kthese. PD nuk ka ndryshuar asgjë. PD siç është sot, është PD e 2013. Këto zgjedhjet kanë gjasa të tregojnë se mund të zgjidhen politikanë të një brezi tjetër. Në Tiranë, kandidati dhe fushata që bëhet ka një ndikim shumë të madh në elektoral. Gara e Tiranës është garë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Po zgjodhën kandidat jashtë politikës, do të jetë pikë kthese psikologjike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy