Parlamenti mblidhet sot për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.
Tre kandidaturat që do të votohen janë Ermira Tafani, Arta Marku dhe Ferdinand Elezi.
Opozita nuk do të jetë pjesë e procesit, pasi e ka konsideruar atë në shkelje të Kushtetutës.
Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa opozita ka paralajmëruar dje mbajtjen e një proteste paralelisht me zhvillimin e seancës.



