
Teksa opozita domosdoshmërisht është mes reformimit apo jo të sistemi të saj, për politikologun Alban Daci, një gjë e tillë është ende në hamendje.
Daci në “MCN live”, solli në pah faktin se PD dhe e djathta në përgjithësi nuk ka menduar të reformojë të djathtën e qeverisjes, porse duket se aleat kryesor ka PL e cila është një parti e majtë.
Shqipëria ka plot alternativa sot, ka nevojë për reformim të thellë. E djathta duhet të mendoj që nëse ka një Papë, ai papë e ka dhe një fund.
Ajo që nuk e ka bërë ende PD dhe e djathta në përgjithësi është se nuk e ka menduar të reformojë në të djathtën, e qeverisjes e vetme.
Elektorati i PD e di që PL është aleati kryesor i saj, që do të ketë emër nëpër bashki, pra nuk janë aleatët e vjetër si Ndoka e Mediu, por është Meta, me një parti të majtë.
Po krijojmë mite autoritare tek e djathta.
Kjo tregon dobësinë e të djathtëve sepse nuk kanë besuar te fryma e së djathtës, kanë qenë të dobët kundrejt të majtës, nesër nëse Meta largohet nga e djathta, kanë 0 mundësi të vijnë vetëm në pushtet.



