Salianji flet para arrestimit: I kam kërkuar Prokurorit dhe drejtorit të Policisë se kur pritet ekzekutimi. Nesër do jem aty

Salianji flet para arrestimit: I kam kërkuar Prokurorit dhe drejtorit të Policisë se kur pritet ekzekutimi. Nesër do jem aty

Deputeti Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë. 

I ftuar në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, para ekzekutimit të vendimit, Salianji u shpreh se vet ka kërkuar sot nga Prokurori dhe drejtori i Policisë se kur pritet ekzekutimi i vendimit.

Salianji shton se ka folur me prokurorin e Tiranës se çfarë duhet bërë që të mos e zgjasin më dënimin e tij teksa shton se sapo të bëhet procedura, nesër paardite do të jetë aty.

Unë i kam kërkuar vetë drejtuesit të policisë për t’u vënë në dispozicion menjëherë dhe me prokurorin e Tiranës për të ju thënë se çfarë duhet nga unë që të mos e zgjasim sepse do të fillojnë aludimeti.

Pres ndoshta nesër paradite do jetë, sa të bëhet procedura nesër do të jem aty. U kam thënë kur e doni që të vij, meqë e bëtë ta bëjmë tamam.

E para djegin mandatin e tanishëm, djegin kandidimin në zgjedhjet e vitit 20025, dhe me shumë gjasë edhe në kandidimin e 2029 nëse procesi nuk është mbyllur ën Gjykatë dhe në Kushtetuese.

Një vit burg në burgun e Sigurisë së Zakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy