Presidenti Meta: Shembja e Teatrit, krim kushtetues i paamnistueshëm

Presidenti Meta: Shembja e Teatrit, krim kushtetues i paamnistueshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar me një postim në rrjetin social  “Facebook”. Ai ka postuar një video me pamje ku shfaqet shembja e teatrit dhe e ka cilësuar aktin e shembjes  një krim kushtetues, ligjor, moral të paamnistueshëm.

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.”, shprehet Meta në postimin e tij.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy