
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, vijon të replikojë në distancë me presidentin Ilir Meta. Me anë të një statusi në Facebook, Bardhi shprehet se Meta dhe Berisha janë bërë bashkë me Ramën kundër PD-së.
Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD! Një kërkesë kam: Bëji një analizë edhe fjalive të tjera të miat për shërbimin që, bashkë me hallexhiun tjetër, i bëni padronit në qeveri. E vërteta nuk fshihet dot pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument.



