Xhixho-Krajës: Çfarë po ndodh me hetimin për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë

Xhixho-Krajës: Çfarë po ndodh me hetimin për inceneratorin e Tiranës, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021 të institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve. Gjatë kësaj mbledhjeje deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho i ka drejtuar dy pyetje Krajës: Çfarë po ndodh me hetimin për inceneratorin e Tiranës dhe a ka hetim për abuzimet me fondet e AZHBR

Padyshim që ne vlerësojmë punën tuaj dhe reagimin tuaj ndaj kësaj mega afere përsa i përket këtyre dy inceneratorëve(Fierit dhe Elbasanit), çështja që unë shtroj dhe që çdo qytetar i Shqipërisë shtron është se çfarë ndodh me inceneratorin e Tiranës sepse janë disa kompani fiktive që operojnë edhe në inceneratorin e Tiranës. Pra, sa mund t’i japim ne përgjigje publikut për atë ndjeshmëri që ka ndaj kësaj çështje pa hyrë në detaje apo në gjëra që mund të cënojnë sekretin hetimor. Këtë e them sepse ky evazion fiskal që ka ndodhur në këtë megaaferë kap një vlerë 27 milionë euro dhe pagesat për inceneratorin e Tiranës vazhdojnë kryhen nga buxheti i shtetit, ka një dëm të qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë. Dhe prandaj e shtroj këtë pyetje duke u nisur dhe nga qëllimi që ka kjo dëgjesë për të sqaruar sa mundemi publikun në disa çështje që kanë goxha ndjeshmëri.

Kjo është pyetja e parë dhe pyetje e dytë, në dijeninë dhe në informacionet që ne kemi ka një abuzim të institucioneve shqiptare me fondet e Bashkimit Europian dhe kryesisht të AZHBR. A keni ju një hetim që po zhvilloni në këtë drejtim kryesisht në Qarkun Durrës dhe Tiranë në informacionet që ne kemi por edhe në denoncimet që ne kemi parë ne media por edhe vetë si forcë politike. A keni ju një hetim që po zhvilloni në këtë drejtim pa i hyrë detajeve duke respektuar padyshim pavarësinë tuaj institucionale dhe hetimin që ju bëni.

Dhe në fund, si një juriste, si një person që vij nga bota e jurisprudencës duke shprehur të gjithë mbështetjen personale por besoj të gjithë kolegëve për punën tuaj për pritshmëritë që ka publiku për gjithë punën tuaj por edhe për ato subjekte të vështira që ju keni dhe hasni përditë. Personalisht do të mbështes çdo iniciativë që do të vijë në kuvend për më shumë buxhet për më shumë burime njerëzore për më shumë mbështetje duke u nisur nga qëllimi që ka kjo strukturë për atë luftë kundër korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë për t’i dhënë fund fenomenit të pandëshkueshmërisë.

 

Kreu i SPAK tha në përgjigje të këtyre dy pyetjeve se në çdo moment Xhixho mund t’i drejtohet institucionit për të marrë përgjigje pasi ka rregulla dhe procedura.

Ju që jeni në cilësinë e kallëzuesit, procedura parashikon rregulla sesi komunikohet dhe procedurialisht në çdo moment mund t’i drejtoheni institucionit dhe do të merrni përgjigje. Po kështu edhe për a ka hetim për fondet me abuzimet, diçka që nuk mund t’i jap përgjigje se është çështje hetimor, kështu që besoj me mirëkuptoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy