Pr.ligji për kalimin e pronave publike tek privatët, Basha: Do të vihen në dispozicion të oligarkëve

Pr.ligji për kalimin e pronave publike tek privatët, Basha: Do të vihen në dispozicion të oligarkëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje të sotme për mediat foli për projektligjin për kalimin e pronave publike tek privatët, të formalizuar dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai tha se ky ligj është në bashkëpunim me mafien e pronave dhe me të ashtuquajturit investitorë strategjik, që nuk është gjë tjetër veçse bashkëpunimi mes një grushti oligarkësh shqiptarë me politikanët e korruptuar të kësaj qeverie.

Basha tha se departamenti anti-korrupsion në PD, e ka vendosur këtë çështje në listën e prioriteteve që do ta ndjek në bashkëpunim me të gjithë faktorët anti-korrupsion në vend, që nga organizatat jo-qeveritare, mediat investigative, SPAK dhe partnerët ndërkombëtar dhe natyrisht me theks dhe destinacion të veçantë.

Sipas sinjalizimeve të para që kemi, prona me vlerë në qendër të Tiranës, do të vihen në dispozicion të personave të shpallur non grata pikërisht për shkak të korrupsionit dhe pjesëmarrjes së tyre në krim të organizuar dhe në ndikimin e paligjshëm në procese zgjedhore.

Të tjera prona me vlerë, prona publike për momentin me statusin pronë publike, do të vihen në dispozicion të oligarkëve që po rrënojnë bregdetin dhe po ndërtojnë pa asnjë transparencë, duke zbardhur dhe pastruar paratë e korrupsionit të qeveritarëve nga Vlora në bregdet, në qendër të Tiranës dhe kudo tjetër.

Ndaj, dua pikë së pari dhe mbi të gjitha ta bëj të qartë se Partia Demokratike që e denoncoi këtë aferë sapo u publikuan të dhënat e këtij projektligji tashmë të miratuar dje nga votat e mazhorancës socialiste, nuk do të ndalet pro do ta çojë këtë çështje në çdo instancë ligjore, kushtetuese dhe penale për të pamundësuar që mafia e pronave dhe bashkëpunimi mes oligarkëve të korruptuar shqiptarë dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë të shkaktojë këtë dramë të dyfishtë.

Në radhë të parë duke dëmtuar interesin publik shqiptar, duke tjetërsuar pronat publike shqiptare.

Dhe në radhë të dytë duke vazhduar një krim të rëndë i cili kryhet mbi pronarët shqiptarë. Mbi ata të cilëve u është tjetërsuar prona nga regjimi komunist.

Më pas nuk kanë përfituar dot as kthimin e pronës dhe asnjë kompensim me vlerën e ligjit, por kanë parë se si prona tashmë me statusin pronë publike, në vend që t’i nënshtroheshin një analize dhe më pas të përdoreshin për kompensimin e drejt të pronarëve, janë të grupuar në të ashtuquajturën Korporatë të Investimeve Strategjike dhe tashmë çfarë ka mbetur po i drejtohet kësaj tjetër afere, tjetër mekanizmi që ka një dhe vetëm një qëllim: të bashkëndajë përmes një skeme korruptive vlerat e pronave publike mes një grushti oligarkësh dhe zyrtarëve të korruptuar shqiptarë.

Njësoj si në aferën e inceneratorëve, kjo maskohet gjoja me interesin publik. Njësoj si në aferën e inceneratorëve kjo nuk ka asnjë lidhje me interesin publik, është një zhvatje e pastër që po i bëhet pasurive publike të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy