I pyetur në lidhje me situatën e kanabisit në vend, kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë emisionit “Të paekspozuarit” tha se situata është shqetësuese dhe se për këtë mbajnë përgjegjësi të gjithë.
Por sipas Metës kjo situatë nuk ka lindur sot dhe se nuk duhet drejtuar gishti duke akuzuar, por duhet gjetur një zgjidhje.
“Përgjegjësinë e kemi të gjithë për kanabisin, në radhë të parë politika dhe institucionet e zbatimit të ligjit. Kanabisi nuk është fenomen i sotshëm. Ka një problem real sidomos në zona të thella edhe disa reagime shqetësuese ndërkombëtare bëjnë të qartë se ky është një problem që duhet të ndeshemi. Jo me akuza por duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare”, tha Meta”



