
Analisti Enton Abilekaj duke komentuar lidhur me çështjen CEZ-DIA në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV deklaroi se politika po e shfrytëzon. Ai tha se ajo që ne na interon janë 1 miliardë eurot e humbura.
Politika do ta shfrytëzojë dhe atë po bën. por ne na intereson se kanë humbur 1 mld euro nga afera e CEZ nga të cilat 4 mln janë detyrimet e qytetarëve dhe e dyta janë 600 mln euro detyrime që CEZ ja kishte shtetit shqiptar. Janë bërë dy komisione parlamentare për këtë dhe të dyja raportet janë çuar në prokurori dhe asnjë konkluzion nuk është marrë përveçse të dyja komisionet hetojnë njëra tjetër pra ky është një shfrytëzim politik. Altin Dumani ka qenë në këtë çështje por duhet të kemi parasysh disa rrethana që nuk kishte si prioritet korrupsionin sepse ka qenë shefi i krimeve. Meta ka qenë president në atë kohë dhe nuk mund të thirrej dot prandaj urojmë që vullneti i tij tashmë të na zbardhë diçka nga kjo çështje.



