PD-së i rikthehet vula/ Korreshi: Të gjitha palët kanë kontribut. Opozita të gjej një zgjidhje përfundimtare për demokratët (VIDEO)  

PD-së i rikthehet vula/ Korreshi: Të gjitha palët kanë kontribut. Opozita të gjej një zgjidhje përfundimtare për demokratët (VIDEO)  

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për vulën që njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimit si legjitim dhe Sali Berishën kryetar.

Saimir Korreshi, deputet i PD-së, në një intervistë për ‘MCN live’, gjykon se me vendimin e djeshëm nuk ka fituar ‘partia e vulës’ ose ‘partia pa vulë’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas tij kanë fituar të gjithë demokratët dhe do duhet tashmë një proces bashkimi.

E para nuk mendoj se ka të humbur dhe të fituar në vendimin e Gjykatës së djeshme, për të shpall triumf. Dje kanë fituar demokratët dhe nuk ka pse të flitet më për ‘parti me vulë’ ose për ‘parti pa vulë’, por ka një PD.

Të tjerët që ishin mbështetëse të Bashës, do të thotë se kanë humbur, jo unë nuk e gjykoj kështu. Ideja është se çdonjëri pro te PD zyrtare, ka një problem se duket sikur tani që humbëm kushedi se ku do vëmë, pavarësisht se çfarë kanë bërë brenda PD-së ata kanë kontributin e tyre brenda PD-së, kanë kërkuar votë kundër kësaj qeverie.

Edhe përpara ka pasur bërryla brenda partisë, thjesht nuk dilnin në shesh. E njëjta tani pavarësisht kontestin ndryshe, mendoj se PD për hatër të gjithë demokratëve, ideja është që duhet të gjendet një zgjidhje përfundimtare, me anë të një procesi, nuk e di se si.  

A ka vend per Lulzim Bashën në PD-së?.

Korreshi thotë se vend ka për të gjithë pavarësisht meritave brenda PD-së, porse duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare në të mirë të të gjithë demokratëve.

Për të gjithë demokratët qoftë dhe me një votë, të gjithë kontribuuesit ndër vite duhet të jenë dhe janë pjesë ë PD-së. Patjetër ne hera-herës kemi gjuhën e linçimit, retorikës dhe për këtë është faji i të gjitha palëve, kush më shumë se kush më pak. Duke qenë se u prit vendimi i Gjykatës, tashmë duhet gjetur një zgjidhje përfundimtare.

E rëndësishmja që PD të ketë mundësi, pavarësisht se të pakënaqur do të ketë gjithmonë,

Çdo njëri bën ‘mea culpa’ për ndryshimet, për qëndrimet, kështu që të gjithë kanë se çfarë japin brenda PD-së. Pavarësisht se kushdo qoftë më i keqi, edhe Basha, edhe ai ka meritat e tij, ti përzëmë?, mendoj se jo, ka vend për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy