Investim në minierën e Spaçit, shtohen 100 vende pune (VIDEO)

Investim në minierën e Spaçit, shtohen 100 vende pune (VIDEO)

Fabrika e pasurimit të bakrit në minierën e Spaçit në Mirditë, është gati të nisë procesin e pasurimit të mineralit të bakrit, çka pritet të rrisë vlerën e mineralit. Në një vizitë që Kryeministri Edi Rama bëri në këtë fabrikë u njoh nga drejtuesit e kompanisë me investimin e kryer në të dhe në minierë, ku deri më tani janë hapur rreth 2500 metra galeri nëntokësore.

Kryeministri shtoi synim për qeverinë mbetet krijimi i një force të kualifikuar pune, për shkak të potencialit të madh që ka zona.

“Nuk është thjesht çështja të krijojmë vende pune, por edhe të krijojmë aftësi për punë, sepse na ndodh vazhdimisht që punë  ka, por mungojnë kapacitetet teknike për të bërë ato lloj punësh. Ne kemi hapur një shkollë profesionale për minierat këtu në Bulqizë, me sistemin që një pjesë të javës e kalojnë në shkollë, një pjesë në punë, e cila ju ndihmon dhe ju, ndihmojmë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit,” u shpreh Kryeministri.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë se investimi total në fund të projektit do të jetë 25 milionë dollarë dhe numri i  të punësuarve nga 200 do të kalojë numrin 300.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy