Përplasja mes Ballës dhe Berishës ka vijuar edhe jashtë komisionit hetimor për CEZ. Pas mbylljes së komisionit jashtë ambienteve të kryesis së Kuvendit i pari Berisha dhe pastaj Balla kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk ka dijeni mbi paraqitjen e policies në banesën e tij për ta marrë me forcë në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimior të CEZ.
“Absolutisht jo. Një mashtrim i rradhës. Se çkanë bërë Saje Qorri me çunat e krimit unë nuk kam asgjë. Nuk kam qenë në shtëpi, isha në zyrë dhe kam ardhur nga zyra. A kanë shkuar tek shtëpia ime? Atë nuk e di. Të them të vërtetën, nuk kam shkuar dhe nuk kam komunikuar. Nuk e di nëse policia ka qenë tek shtëpia ime”, tha Berisha.
Ndërsa për deputetin Taulnat Balla prania e Berishës në komisionin hetimor për CEZ tregon forcën e ligjit. Ai tha se ka fakte që lidhin ish-kryeministrin me këtë aferë.
“Në vlerësimin tim sot është e rëndësishme sepse siç ju pata premtuar, do vijë si Çeçua, erdhi zotëria. Kjo tregon forcën e ligjit. Kemi fakte që e lidhin Berishën në këtë aferë. Ju e patë sesa frikacak është ky njeri të dalë para drejtësisë dhe të dëshmojë lidhjet e tij më këtë afërë”, deklaoi Balla.



