Berisha: Energjia po keqpërdoret, Rama e konsideron si një mjet terrori ndaj shqiptarëve

Berisha: Energjia po keqpërdoret, Rama e konsideron si një mjet terrori ndaj shqiptarëve

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike në një takim me ekspertë të energjisë elektrike dhe hidrokarbureve, është shprehur se Rama po e përdor energjinë si një mjet territori ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje.

Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-shin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë.

Nuk ka llogjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9% të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, por nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim. Do e ndërpresë dhe do thotë nuk u gjet. E konsideron si mjet terrori”, është shorehur Berisha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy