Përjashtimi nga komisionet, Kuvendi fton gazetarët në takim sqarues

Përjashtimi nga komisionet, Kuvendi fton gazetarët në takim sqarues

Një ditë pas protestës të organizuar nga gazetarët të cilët kundërshtuan vendimin për përjashtimin nga komisionet parlamentare, Kuvendi i ka ftuar këta të fundit në një takim sqarues.

Pas letrës së drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Kuvendi thekson se Sekretari i Përgjithshëm, Genci Gjonçaj, do të presë nesër në orën 11:00 të gjithë gazetarët.

Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallën në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se gazetarët kanë protestuar paraditen e djeshme përpara Kuvendit, kundër vendimit për të moslejuar median që të ndjekë fizikisht punimet e komisioneve parlamentare.

Ata e kanë quajtur vendimin “diskriminues” dhe theksuan se nuk do ta zbatojnë atë. Sipas tyre ky vendim prodhon censurë dhe duhet të kthehet pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy