Beteja në Kushtetuese/ Meta: SPAK ende asnjë reagim për falsifikimin e firmës së ish-kryetarit të GJK

Beteja në Kushtetuese/ Meta: SPAK ende asnjë reagim për falsifikimin e firmës së ish-kryetarit të GJK

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta solli sot në vëmendje betejën e fituar vitin e kaluar teksa ndodhej në postin e presidentit.

Meta shkruan se një vit më parë socialistët humbën betejën në Gjykatën Kushtetuese për ta shkarkuar nga presidenca, pasi i kishte humbur të gjitha betejat në Komisionin e Venecias.

Meta thekson se ende sot e kësaj dite nuk ka një reagim nga SPAK në lidhje me denoncimin e presidentit një vit më parë për me falsifikimin e firmës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit.

Ai ftoi qytetarët që në 3 Mars të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë.

Statusi i Ilir Metës

Një vit më parë “Rilindja” humbi betejën e saj të paturp për të shkarkuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese.

“Rilindja” në këtë mënyrë i kishte humbur të gjitha betejat e saj me Presidentin e Republikës edhe në Komisionin e Venecias. Ndërkohë edhe sot e kësaj dite nuk ka një reagim nga SPAK se ç’bëhet me denoncimin e Presidentit të Republikës një vit më parë kur po ky Kuvend i “Rilindjes” që shihni sot falsifikoi firmën e ish-Kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese kundër Presidentit.

Falenderoj të gjithë ekipin tim gjatë detyrës si President i Republikës, në veçanti të gjithë qytetarët për përkrahjen e tyre dhe sidomos popullin e 2 Marsit që u ngrit në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës.

Në 3 Mars le të gjëmojë më fort zëri i popullit në mbrojtje të demokracisë, më i vendosur se kurrë për të realizuar Ndryshimin e Madh që po afron!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy