
Gazetari Klodian Tomorri thotë se hetimi i plotë i skemës së inceneratorëve do të çonte në rënien e qeverisë. Kjo është sipas tij arsyeja pse po bëhet debati për SPAK.
Duhet gjetur kurbani që të mos shkojë hetimi deri aty ku duhet. Se po shkoi aty ku duhet, bie qeveria. Prandaj bëhet sherri për SPAK-un.
Në Tiranë ku vazhdon leku, nuk ka sekuestro. Atë që janë në kërkim, u çojmë lekët në llogari.
Padia e parë në SPAK është bërë për koncesionin e sterilizimit. Është përfolur pa fund dhe nuk ka asnjë hap. Nuk ka asgjë. Është bërë padi për check-up, janë kallëzuar penalisht njerëz nga KLSH. Të gjitha koncesionet e shëndetësisë janë aty, por flenë.
Në tenderin e respiratorëve u vendos çmimi 6 herë më shumë se vlera në treg. Mbyllja e çështjes ishte qesharake.



