
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare. Ai u takua ditën e sotme me homologun italian, Matteo Piantedosi me të cilin rikonfirmoi bashkëpunimin e ngushtë që dy vendet tona kanë në të gjitha fushat, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe çështjeve të sigurisë.
Vetëm përgjatë dy viteve të fundit policitë tona janë përfshirë në 52 skuadra të përbashkëta hetimore, një numër rekord po ta krahasojmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Më tej ai tregon se do të nënshkruhet një marrëveshje binjakëzimi mes Akademisë së Sigurisë në vendin tonë dhe akademisë italiane të formimit të punonjësve të policisë.
Ky zhvillim sipas ministrit Çuçi, është një projekt shumë premtues për të rritur profesionalisht trupën tonë policore.
Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, kontrabandimit të klandestinëve dhe sigurinë kibernetike.
E falënderova në mënyrë të veçantë për mbështetjen e vijueshme e të pakushtëzuar që Italia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e pakthyeshme të integrimit në BE.



