Nën hetim për ‘Shpërdorim detyre’/ SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

Nën hetim për ‘Shpërdorim detyre’/ SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun

SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut, i cili po hetohet nën akuzën “shpërdorim detyre”.

Etleva Deda është caktuar gjyqtare nga shorti elektronik, e cila pasi të caktojë datën e seancës, do marrë në shqyrtim kërkesën e organit të akuzës për pushimin ose jo të çështjes.

Drupal Ad

Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.

Aksi rrugorë është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim aso kohe.

Partia Demokratike e akuzoi Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate.

Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.

Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi publikisht që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy