Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë vizitës në Prishtinë u takua me me Zv.kryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Tahiri, me të cilin ranë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë.
Gjatë takimit Lleshaj dhe Tahiri diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore dhe mbi rëndësinë që kjo tryezë të identifikojë fushat e përbashkëta dhe të intensifikojë komunikimin mes njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovë.
Ministri Lleshaj tha se “me zyrtarin e lartë të qeverisë së Kosovës, dakordësuam që kjo iniciativë të kthehet e të shërbejë si model bashkëpunimi rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe efektiv mes qyteteve shqiptare në dy krahët e kufirit”.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndodhet në Prishtinë ku pati një takim zyrtar dje edhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Agim Veliu dhe delegacionin që e shoqëronte.



