Përfshirja e të miturve në krime, Vlahutin: Dështim i drejtësisë (VIDEO)

Përfshirja e të miturve në krime, Vlahutin: Dështim i drejtësisë (VIDEO)

“Drejtësia shqiptare do të dështojë dhe do të jetë një katastrofë, nëse të miturit do të përfshihen në krime dhe do të ndëshkohen”. Deklarata vjen nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, në konferencën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ‘Drejtësia për të miturit’. 

"Duhen përdorur qasje që janë miqësore me fëmijët. Kjo ka të bëjë me ndryshimin e kulturës gjyqësore, ndryshimin e mendësisë nga ndëshkuese në restauruese, dhe kjo nuk ndodh në një ditë. Nuk është e thjeshtë, pasi kërkohen burime për t’u marrë me këta të mitur që të rriten. Nëse nuk ndalohet që të miturit të bien viktima të krimit, kjo është një katastrofë, një dështim i drejtësisë, dhe kjo është më e madhe se kostoja për ta edukuar fëmijën", tha ajo.

Kryediplomatja evropiane e vuri theksin te një drejtësi restauruese për fëmijët dhe jo ajo ndëshkuese.

"Sistemi duhet t’i trajtojë ata, në mënyrë që t’i rehabilitojë dhe jo t’i inkriminojë më tej. Një fëmijë nuk mund të merret në pyetje si një i rritur, ndaj në kontekstin e reformës në drejtësi janë përfshirë aktet e një drejtësie restauruese dhe jo ndëshkuese. Legjislacioni krijoi bazën ligjore për trajtimin e të miturve, nëse ata janë autorë, viktima apo dëshmitarë të një krimi", tha ajo.

Vlahutin kërkoi nga autoritetet shtim të burimeve sociale për trajtimin e të miturve të kësaj kategorie. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deklaroi se drejtësia për të miturit eshte pjese pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi.

“Jemi në fazën e zbatimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit. Po nxjerrim aktet nënligjore dhe po ngremë strukturat për zbatimin e Kodit Qasja e re, drejtësi miqësore për të gjithë të miturit në kontakt me ligjin”, tha Gjonaj, ndersa ashtu si Vlahutin theksoi se institucioni qe ajo perfaqeson do te beje gjithçka per te restauruar zinxhirin mbrojtës për të miturin.

"Sistemi penitenciar është mundësia e fundit për të trajtuar një të mitur. Do të aplikojmë për herë të parë programet e drejtësisë restauruese", theksoi Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy