Duke folur në MCN Live mbi seancën e nesërme në Parlament, gazetari Mariglen Kume tha që në qendër të diskutimeve do jetë çështja “Xhaçka”, pasi deputetët e opozitës kanë informacione që PS do ta mbrojë ish-ministren. Kume tha se nuk beson që PS dhe Rithemelimi do kenë guximin për të ndërhyrë te SPAK, pasi ka monitorim të vazhdueshëm ndërkombëtar.
Ajo do jetë pika më e rëndësishme e ditës së nesërme të seancës plenare. Deputetët e opozitës kanë informacion që deputetët e mazhorancës nuk do ta votojnë raportin, që ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese nëse Olta Xhacka është në konflikt interesi, apo në kushte të humbjes së mandatit. Nëse vërtet PS ditën e nesërme do vijojë ta mbrojë, atëherë mund të konsiderohet një precedent i rrezikshëm. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë njësoj si nenet e Kushtetutës. Deputetët kur marrin mandatin në Kuvend betohen në Kushtetutë, që është më e lartë se mandati i tyre”.
I pyetur në lidhje me akuzat e Lulzim Bashës, i cili tha se Rithemelimi ka marrëveshje me PS për të minimizuar rolin e sistemit të drejtësisë, Kume tha:
Janë thjesht retorikë politike deri tani, sepse nuk ka asnjë akt politik për ta konfirmuar këtë gjë. Ndërkombëtarët janë vigjilent, janë në mënyrë të vazhdueshme duke e monitoruar, dhe nuk besoj se do ketë njeri qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita, për të marrë guximin, iniciativën, për ta kaluar një gjë të tillë. Nuk besoj se do ta kalojnë. Përderisa një nismë e tillë nuk është sjellë deri tani në procedurë parlamentare...Nuk besoj se do ketë një gjë të tillë. Përderisa nuk do miratohet një paketë e tillë, atëherë SPAK-u është i lirë. Sepse ajo paketa ndryshonte mënyra e emërimit të prokurorëve, lëvizjes së tyre, kompetencës së prokurorit në dosje, autonomia, kishte vërtet gjëra shqetësuese”.



