Emigrantët shqiptarë mund të mos e përfitojnë të drejtën e votës as në zgjedhjet e vitit 2025, kjo për shkak se mungon kuadri ligjor. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi akuzon politikën për mungesë vullneti, ndërsa deputetët ngarkojnë me përgjegjësi KQZ-në.



