Vuçiç dekoron me medalje shtetërore policët serbë që u larguan nga detyra në veri të Kosovës

Vuçiç dekoron me medalje shtetërore policët serbë që u larguan nga detyra në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të presë nesër kapitenin Nenad Gjuriç, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe kapiten Aleksandar Filipoviç, i cili ishte shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore.

Këta janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit, dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur t’iu ndajë nesër medalje shtetërore, shkruan kurir.rs.

Ai do t’iu dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.

“Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, shkalla e parë, e cila jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Gjuriç kishte dalur në konferencë për media, bashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, dhe kishte njoftuar se kanë vendosur që të mos e zbatojnë masën e qortimit.

Rreth 400 policët serbë, zhveshën uniformat dhe dorëzuan pajisjet, duke protestuar kështu me largim suspendimin e Gjuriç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy