Në studion e MCN Informacion, analisti Ruel Domi tha se nëse klasa politike në Shqipëri nuk bën hapat e duhur, anëtarësimi i vendit në BE do të mbetet pezull shumë gjatë.
Ka një krisje mes Ramës dhe BE. Ka analistë që thonë që ka nisur që pas ardhjes së presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është bërë problem në këto raporte.
Shqipëria do të bëhet pjesë e BE para vitit 2029, po të dëgjosh deklaratat e zyrtarëve. Duhet të zgjohet klasa politike sepse edhe ne mund të mbetemi në klasë si Serbia dhe Turqia.
Domi analizoi edhe situatën e krijuar në Lindjen e Mesme.
Irani e ka mbyllur ngushticën e Hormuzit në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. SHBA kanë vendosur një bllokadë detare. Kjo e fundit bën që Irani të mos ketë mundësi ta shesë naftën e vet, pra 400 milionë dollarë të munguara në ditë. Irani po e hedh naftën në det se nuk e shet dot. Po dëmton popullin iranian.
Sipas tij, pesha e BE në arenën ndërkombëtare është reduktuar.
BE nuk ftohet në asnjë marrëveshje të rëndësishme të paqes. Kjo tregon që nuk është në gjendje të diktojë terma të gjeopolitikës. Në përputhje me këtë mungesë fuqie, udhëheqësit kanë thënë që Europa duhet të ringrihet. Në kushtet kur siguria e Europës kërcënohet nga Rusia, BE duhet të gjejë mënyrën për t’u ringritur.



