613 kg kokainë, Xhafaj: Opozita të vlerësonte policinë, prisni operacione të tjera

613 kg kokainë, Xhafaj: Opozita të vlerësonte policinë, prisni operacione të tjera

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh sërish se 613 kg kokainë që u kap në portin e Durrësit u realizua vetëm nga shteti shqiptar. Në replikë më ish- kryeministrin Sali Berisha, Xhafaj deklaroi se shumë shpejt do të njoftohet edhe për operacione të tjera të mëdha të policisë së shtetit.

Operacioni, meritë e policisë shqiptare. Në operacion u përfshi dhe prokuroria. Po vazhdon për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia ka rigjetur besimin te partnerët, si rezultat i tij aktualisht policia është e përfshirë në disa operacione të rëndësishme antikriminale, me partnerë të rëndësishëm si FBI dhe DEA, GdF, Europol dhe agjenci homologe të vendeve anëtare të BE rezultatet e të cilave shumë shpejt do të jenë publike. Procesi i vetingut shpresoj se do të sjellë standard profesionalizmi dhe standarde të figurës në policinë e shtetit. Policia jo vetëm po arrin rezultate të rëndësishme në luftën e saj kundër krimit, po nga njëra anë ka rritur besimin te qytetarët, dhe nga ana tjetër po dekurajon veprimtarinë kriminale të elementëve të krimit të organizuar”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj deklaroi se Policia e Shtetit po arrin rezultate të dukshme kundër krimit dhe sipas tij, nga njëra anë ajo ka rritur besimin tek qytetarët dhe nga ana tjetër po dekurajon të elementëve të krimit të organizuar.  Por ministri deklaroi se në këto zhvillime, është për fat të keq reagimi i një pjese të opozitës.

"Herën e fundit jam i çuditur se si këta le të mos i kishin kursyes, siç nuk i kursyen hamendësimet se si erdhi, kush e solli, kush e ka, pse e ka dhe të tjera si këto që do të jenë pjesë e hetimit, nuk denjuan qoftë edhe për pragmatizëm të vlerësonin punën e policisë për kapjen e një sasie të tillë kokaine. Ka një javë, që kanë vetëm një qëllim; të nxijnë policinë e shtetit në këtë operacion", tha Xhafaj. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy