Protesta opozitës para kuvendit/ Bregu: Ka ndryshuar mënyra e menaxhimit, policia është bërë eksperte

Protesta opozitës para kuvendit/ Bregu: Ka ndryshuar mënyra e menaxhimit, policia është bërë eksperte

Gazetari Sokol Bregu në MCN Live ka komentuar lidhur me protestën e opozitës para Kuvendit e cila ka djegur goma dhe ka regjistruar disa incidente.

Ai tha se policia jonë është bërë eksperte e mbarëvajtjes së të tilla protestave të cilat mund të konsiderohen të dhunshme. Sipas tij, duket që ka një tjetër mënyrë të menaxhimit të protestave në Shqipëri.

Drupal Ad

 

 

 

Kjo është një situatë serioze, policia duhet të marrë masa për mbrojtjen e godinave siç është parlamenti pasi mund të ketë dhe protesta të tilla që konsiderohen të dhunshme.

Nëse ka ndonjë gjë që policia jonë është eksperte është mbarëvajtja e protestave, është specializuar sepse janë zhvilluar aq shumë protesta të këtij lloj sa ata janë bërë ekspertë, bëjnë shumë stërvitje për këto protesta dhe nga ideja se dy vitet e fundit opozita ka pasur protesta dhe midis militantëve brenda saj dhe protestat ndaj qeverisë dhe gjatë të gjithë kohës policia bëjnë stërvitje të shpeshta se si do menaxhojnë turmat dhe të tilla protesta.

Ajo di të ndërhyjë në rastin në fjalë. Shpesh herë policia është akuzuar për përdorimin e gazit lotsjellës, nuk e kemi parë këtë në protestat e fundit, por duket mënyra se si është vendosur policia sup më sup duke mos lejuar depërtimin e asgjëje drejt parlamentit.

Kjo është një mënyrë se si vendosen forcat e sigurisë kudo në botë, sot janë specializuar e cila duket që nga mënyra e vendosjes dhe mjeteve që ajo përdor. Duket që ka një tjetër mënyrë të menaxhimit të protestave në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy