
Momentet e debateve të cilat kanë kaluar në fyerje e sharje në përballje me Edi Ramën, kandidatja e PD Albana Vokshi i cilësoi si më të vështirat në jetën jetën paralamentare.
E ftuar në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, Vokshi tha se kryeministri e ka fyer për shkak të denoncimeve që unë bëja për koncesionet në shëndetësi.
“Momente të shëmtuara janë kur lideri i forcës politike që ke përballë fillon sharjet, fyerjet. Unë kam pasur jo pak debate me Edi Ramën në parlament sepse fillonte shante e fyente pjesën e denoncimeve që unë bëja për koncesionet në shëndetësi dhe gjykoj që po ashtu pjesa e denoncimeve që unë kam bërë në mënyrë sistematike të PPP-ve dhe koncesioneve kanë pasur anën e tyre pozitive. Ishte një betejë e PD, por e bërë nëpërmjet meje dhe komisionit tim. Unë mendoj se rezultoi të paktën e suskseshme sepse u denoncuan koncesione që edhe sot i vjelin 400 milionë euro buxhetit të shtetit”, tha Vokshi.



