
Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme, e cila përkon me Ditën e Europës, me kryetarin e Task Forcës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të grupit parlamentar CDU/CSU, deputetin e Bundestagut gjerman, Volkmar Klein.
Meta thotë se ndanë mendime të vyera mbi shumë çështje, në veçanti për nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjermania është partnere shumë e rëndësishme dhe mbështetëse e vazhdueshme në procesin euroatlantik jetik të vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe marrëdhëniet e shkëlqyera, të miqësisë dhe të bashkëpunimit, midis dy vendeve dhe popujve tanë meritojnë të forcohen dhe zgjerohen më tej.



