Pse nuk thoni asnjë fjalë për pronarët e mediave, por shani vetëm gazetarët?

Pse nuk thoni asnjë fjalë për pronarët e mediave, por shani vetëm gazetarët?

Pa përmendur emra, gazetari Ylli Rakipi pyeti kryeministrin Edi Rama në MCN, ndërsa katër familje kanë marrë valët televizive dhe “bëjnë çfarë u do qejfi”, për arsyen pse kreu i qeverisë nuk thotë asnjë fjalë për to, por u drejtohet me ofendime vetëm gazetarëve.

“S’jam marrë më me gazetar dem baba dem. Fatkeqësia është kur dalin përpara disa që i thonë vetes analistë. A ka një provë që unë kam lidhje me fatin e emisionit tënd? Çfarë kontrolli mediash bëj? Cilët media kontrolloj kur TV, ekranet, portalet, s’ka gjë që nuk thonë”, tha Rama.

Rakipi: Ata që të kanë ndihmuar ty deri më dje, 20 ditë më parë kanë qenë në takime të fshehta me pjesën tjetër.

Rama: Atyre të medias nuk i jap asnjë mundësi maksimale. Ka pronarë mediash që kanë dhe aktivitete të tjera. Nuk u hyjnë asgjë në këmbë. S’ka një gazetar që cenohet për arsye të atyre që thotë. Viktimizim kot. Është një shprehje: ‘Ata që ankohen më shumë për lirinë e shtypit, abuzojnë me lirinë se s’kanë çfarë thonë’. Viktima të një regjimi imagjinar. Ku është regjimi? Shqipëria s’ka lidhje fare me regjimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy