Osmani nesër pranon detyrën e presidentes, pa ceremoni të inaugurimit

Osmani nesër pranon detyrën e presidentes, pa ceremoni të inaugurimit

Gjatë ditës së nesërme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë zyrtarisht detyrën e të parës së shtetit.

Për shkak të situatës me pandeminë nuk do të organizohet ceremoni inauguruese.

Megjithatë, siç njofton Presidenca, Osmani do të jetë pjesë e shumë aktiviteteve.

Ndër të tjera, Osmani do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Osmani më 4 prill mori besimin e 71 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mandatin pesë vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy