Gjatë Panairit të Sporteve të Aventurës, i mbajtur sot për herë të parë me rastin e Ditës së Rinisë, fjalimi i kryeministrit Rama është shoqëruar me fishkëllima në nisje të tij. Duke i etiketuar si “bilbila”, Rama me ironi u tregoi pyllin.
Kam një sugjerim këtu për disa djem që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar të dëgjojnë. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, që fishkëlleni nga kënaqësia, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëlleni, sepse ketu jemi natyrisht për turizmin e aventurës, por jemi në një ditë të shënuar që është dita e Rinisë dhe ministri më tha që janë ftuar të gjithë ata që kanë të bëjnë direkt me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm ekonomik e social të vendit që është i lidhur jo vetëm me agjencitë, por edhe me shërbimet që ofrohen dhe me ata nxënës që i ofrojnë këto shërbime
tha Rama. (minuta 14:00)
Ndërsa fishkëllimat vijuan, Rama nuk ngurroi sërish të kritikonte të rinjtë. “Unë nuk hyj të ata që dorëzohen, ti me gjyslyke që të shof atje, që ke gjithë kohës me gishta në fyt, është shumë mirë që t’i japësh fund këngës së fytit ose të shkosh në pyll”, tha ai.



