Si gjithmon kryeministri Edi Rama bën debat me komentuesit e tij në rrjetin social "Facebook". E njëjta gj ka ndodhur edhe ditën e sotme për çështjen më të nxehtë të momentit, atë të grabitjes së parave në rrugën e Rinasit.
Një qytetar i ka shkruar kryeministrit Edi Rama në lidhje me grabitjen në Rinas, dhe me ironi i tregon se qeveria që ai drejton duhet të bëjë ndonjë kanal që lekët të shkojnë me skaf. “Z.Kryeministër bëj ndonjë kanal nga Tirana në Rinas mor burrë që të shkojnë lekët me skaf dhe me autoblinda se nuk i dilet kështu”.
Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e kreut të qeverisë i cili nuk ja la mangët komentuesit edhe pse me një përgjigje të shkurtër.
“Ky quhej humor “kaps” në kohën e rinisë tonë”,- i përgjigjet Rama.




