Komisioni hetimor për Shëndetësinë, anëtarët socialistë refuzojnë të paraqiten: Rendi i ditës i padakordësuar

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, anëtarët socialistë refuzojnë të paraqiten: Rendi i ditës i padakordësuar

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Chek Up dhe Sterilizimit në Shëndetësi, refuzojnë thirrjen e drejtueses demokrate të komisionit Albana Vokshi.

Me anë të një qëndrimi publik përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat në shëndetësi thonë se nuk do t’i përgjigjen thirrjes së kryetares së komisionit Albana Vokshi, për sa kohë në mënyrë të përsëritur vijohet me praktikën e caktimit të rendit të ditës në mënyrë të pakoordinuar dhe padakordësuar.

Edhe kësaj radhe, caktimi i rendit të ditës dhe orës e datës së mbledhjes është vendosur pa qenë ne në mbledhje.

Ne kemi vendosur tashmë deklarimin e hapur të hetimit duke miratuar Planin e Hetimit bashkë me kalendarin, ku pasqyrohen qartë të gjithë hapat hetimorë të komisionit.  

Po kështu kemi miratuar kërkesat për marrje provash të opozitës dhe mazhorancës.

Për sa kohë mbledhja në fjalë është fuqi, duhet respektuar vendimmarrja e anëtarëve të komisionit.

Çdo shfaqje viktimizimi nga opozita është shprehje e paaftësisë për të ndjekur procedurën ligjore dhe për të kryer një hetim të plotë e serioz.

Opozita duhet të heqë dorë nga hetimi partiak dhe t'i kthehet hetimit parlamentar ashtu siç e kërkon ligjit sepse ne kemi vendosur të vijojmë me hetimet dhe të respektojmë kalendarin e Planit Hetimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy