Komisioni i Operacioneve Elektorale: Elezi s’ka bërë kërkesë për takime në degë

Komisioni i Operacioneve Elektorale: Elezi s’ka bërë kërkesë për takime në degë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale del me deklaratë lidhur me zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike dhe thotë se në mbledhjen e radhës u diskutua kalendari i takimeve të kandidatëve për kryetar të PD.

Përballë deklaratave të kandidatit Ibsen Elezi, bëhet e ditur se Sali Berisha ka dorëzuar pranë Komisionit kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim.

Ndërkohë z. Ibsel Elezi, nuk ka dorëzuar ende asnjë kërkesë për takime në degë. Bazuar në Rregulloren e Brendshme mbi Modalitetet e Procesit Zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike, pikat 3, 5, 7 dhe 9, kandidatët janë ftuar të dërgojnë pranë Komisionit një draft Kalendar. Komisioni ka për detyrë që menjëherë pas marrjes së kërkesës nga kandidatët apo përfaqësuesit e tyre të kontaktojë me degët përkatëse dhe të sigurojë njoftimin e anëtarësisë për çdo takim.

 Komisioni sqaron se ka marrë të gjitha masat për t'i siguruar çdo kandidati:

-Listën dixhitale të anëtarësisë;

- Ambiente pune dhe infrastrukturën e nevojshme elektorale si në Selinë Qëndrore ashtu edhe në selitë e degëve;

- Listën e kontakteve të drejtuesve në cdo degë të PD;

-Akses të plotë në zyrën e shtypit të PD. 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale bën me dije që Komisioni mblidhet çdo ditë në orën 10.30 dhe se ai qëndron në gatishmëri për t’u mbledhur në çdo moment të ditës sa herë që ka nevojë për një vendimmarrje për të akomoduar çdo kërkesë të secilit kandidat, vendim që i është bërë më dije përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar.  

Njëkohësisht, Komisioni i kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur nga ana e tyre për ruajtjen e normave të komunikimit etik politik, fokusimin në fushatë pozitive duke u përqendruar tek platformat dhe alternativat politike si dhe mos përfshirjen në retorikë negative. 

Komisioni është i angazhuar e do të vijojë punën me përkushtim për të garantuar garë të barabartë, procedura transparente në mënyrë që demokratët të zgjedhin me votë të lirë, të fshehtë, të barabartë e të drejtpërdrejt Kryetarin e Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy