Ngjarja në Potam, Balla: Prokurori KÇK  ktheu sërish në detyrë policin e përjashtuar!

Ngjarja në Potam, Balla: Prokurori KÇK ktheu sërish në detyrë policin e përjashtuar!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Fotorja e Kuvendit, i është përgjigjur deputetes Grida Duma që solli në kujtesë ngjarjen e rëndë në Himarë muajin gusht ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas me skaf nga një polic.

Balla tha se personi që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion dhe strukturat e policisë e kishin përjashtuar, por një prokuror e riktheu atë në polici. Në fjalën e tij Balla tha se prokurorin që ka kthyer n% detyrë policin e përjashtuar e ka fshirë vettingu.

Ju siguroj zonja deputete që asnjë nga kjo sallë, të paktën nga ana e majtë nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës ku një vogëlushe humbi jetën nga goditja e një skafi. Aksidentin e kreu një punonjës policie dhe kjo e shtoi qindra fish revoltën dhe të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Natyrshëm për atë lloj tragjedie as atë ditë, as më pas askush nuk jep dot ngushëllim. Një element duhet sjellë në vëmendje. Ky idiot që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion dhe strukturat e policisë e kishin flakur, e kishin përjashtuar, pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK-së që këtë person e riktheu në polici dhe prandaj unë mendoj që kur flasim, kur marrim përsipër të bëj dhe gjyqtarin dhe policin duhet t’i marrim faktet një nga një. Këtu biem të gjithë dakord që vazhdojmë ta mbështesim reformë në drejtësi me qëllim që të godasim sa më shumë individë brenda sistemit të drejtësisë. Atë prokuror që ka rikthyer atë individin, e ka fshirë vettingu. 

Ndërkohë Grida Duma tha se ajo nuk e ka përdorur asnjëherë rastin në fjalë për të përfituar politikisht.

The që disa bëjnë analistin. Atë që bëni vetë ja vishni të tjerëve. Nuk kam bërë asnjë reagim për rastin, asnjë përfitim politik për rastin, se e di shumë mirë në çfarë nivelesh ka arritur prestigji i politikës prej jush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy