Zgjedhja e kryeprokurorit, Meta: Duhet dialog mes palëve, jo vendime të njëanshme

Zgjedhja e kryeprokurorit, Meta: Duhet dialog mes palëve, jo vendime të njëanshme

Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm ka qenë tema më e nxehtë e debatit politik të ditëve të fundit. Pas deklaratave të maxhorancës dhe opozitës, por edhe thirrjes së ambasadorëve për arritjen e një kompromisi për një kryeprokuror të përkohshëm, ka ardhur edhe reagimi i kreut të shtetit.

Presidenti Meta ka shprehur qëndrimin e tij mbi palët dhe si garant i Kushtetutës në lidhje me këtë çështje.

Në deklaratën e tij, Meta thekson se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është përgjegjësi e Kuvendit në respekt të Kushtetutës. Meta thekson se çdo hap i njëanshëm nuk do të ndihmonte në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

“Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president, unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj. Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë”, deklaroi Meta.

Meta: Dekretimi i kreut të SHISH-it, vendim i vështirë që kërkon kohë

Meta ka dhënë përgjigje edhe në lidhje me vonesën e dekretimit të kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në lidhje me propozimin e emrit të Helidon Bendos nga kryeministri Rama për këtë post, Meta tha se i duhet ende kohë.

Duhet të kemi në konsideratë se një vendimmarrje e tillë është shumë e rëndësishme, e cila kërkon kohë. Presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare siguron një institucion kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare”, tha Meta.

Kreu i shtetit i bëri këto komente pas një konference të përbashkët shtypi me homologun malazez, Filip Vujanoviç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy