Deputetët e Bardhit i ‘bashkohen’ Rithemelimit, Sula: Të protestojmë çdo ditë. Çuçi: Do ketë përjashtime të tjera

Deputetët e Bardhit i ‘bashkohen’ Rithemelimit, Sula: Të protestojmë çdo ditë. Çuçi: Do ketë përjashtime të tjera

Ka zgjatur vetëm 18 minuta seanca e sotme parlamentare pasi disa nga deputetët e Grupit Bardhi dhe Berisha që arritën të futeshin në seancë përsëritën skenarin e kaosit duke tentuar të pengojnë deputetët e maxhorancës të flasin në foltore.

Fillimisht pati përplasje në hyrje të kuvendit pasi gardistët nuk lejuan deputetët e përjashtuar të hynin në Kuvend.

Kur disa deputetë të opozitës arritën të futeshin u përpoqën të ndalonin deputetët e maxhorancës por garda nuk i lejoi.

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë mbledhur një grup protestuesish. Deputeti Gazment Bardhi tha se Garda e Republikës me urdhër të Edi Ramës po tenton që të lërë deputetët jashtë Kuvendit.

Barhdi tha se është e paimagjinueshme si deputetët e opozitës të shqyhen nga këmisha dhe kostumi. Bardhi po ashtu pohoi se do të bëhet pjesë e protestës së thirrur nga Rithemelimi.

Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt. Me një urdhër të paligjshëm deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare. Garda e Republikës me urdhër personal të Ramës tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Vetëm në vende me regjime autoritare ndodh që deputetët e opozitës nuk lejohen që të futen në Kuvend. Është e paimagjinueshme për një vend anëtar të NATO-s që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallat e seancës plenare. As garda e republikës as policia që dhunon qytetarët nuk e ndal opozitën nga përballja me regjimin e Edi Ramës. Do ti bashkohem çdo lloj proteste kundër Edi Ramës.

Ndërsa Dash Sula tha se kjo është një betejë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre. Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj.

Nga ana e tij Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka folur për mediat ku shprehet se asnjë deputet i përjashtuar nuk është ndaluar të futet në sallën e Parlamentit, ndërsa theksoi se ata janë mandatuar për një jetë parlamentare normale. Çuçi shtoi se nëse opozita do të vazhdojë me këtë sjellje mazhoranca do të ndjekë rregullat dhe do të vazhdojë me kërkesat për përjashtimet.

Mendoj se ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një tjetër shfaqje të shëmtuar të kolegëve të opozitës. Askush nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar. Që kur kanë filluar me këtë histori e kanë pasur të qartë që para rregullave të parlamentit nuk do na ndalë asgjë sepse jemi mandatuar për një jetë parlamentare normale. Besoj se nëse vazhdojnë kështu, edhe ne brenda gjithë rregullave do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat solemne plenare apo komisionet e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy