Urimet e para të Ilir Metës si President

Urimet e para të Ilir Metës si President

Pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit kanë ardhur edhe mesazhet e para të urimit në adresë të Ilit Metës.

E para që ka uruar Presidentin e ri të vendit ishte Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara uron Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Ne mirëpresim bashkëpunimin në vijim me udhëheqësit shqiptarë, për të adresuar sfidat me të cilat përballet vendi dhe për të krijuar mundësi për popullin shqiptar”, citohet ne mesazhin e Ambasadës së SHBA-ve.

Pasardhësin e tij e ka uruar edhe Presidenti në detyrë Bujar Nishani.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani përmes një telefonate uroi zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Republikës, z. Ilir Meta. Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit”.

Meta urime ka marrë edhe nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kreu i AKR-së Begjet Pacolli, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili e ka telefonuar nga Malta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy