Kalemaj: Veliaj kandidati më i fortë i PS, makineri elektorale e vajisur mirë (VIDEO)

Kalemaj: Veliaj kandidati më i fortë i PS, makineri elektorale e vajisur mirë (VIDEO)

Për zgjedhjet lokale të 14 majit në Partinë Socialiste, politologu Ilir Kalemaj tha se e sheh si binomi Veliaj-Rama, për të cilët duhen ndarë meritat dhe kostot.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj deklaroi se pluset janë që Erion Veliaj është kandidati më i fortë i Partisë Socialiste dhe se kur diskutohej dhe për emra të tjerë edhe kur thuhej është kandidati më i dobët.

Ka fituar eksperiencë me përfaqësimin elektoral, parashikohet apo mendohet si pasardhësi i Edi Ramës. Pretendon të jetë Kryeministri i ardhshëm, kur Rama të dalë në pension.

Ka ndërtuar një rrjet të gjerë patronazhistësh, është një makineri elektorale e vajisur mirë. Ka një opozitë të përçarë përballë e cila e favorizon.

Unë si qytetar i Tiranës, shoh që Tirana po betonizohet pasi janë dhënë 4 milionë metër katrorë leje ndërtimi në dy vite e gjysmë dhe ky është fakt.

Banoj te pallati i shtëpisë sime, nuk kam parkim dhe kur nxjerr lejen për rezident, nuk ka vend. Aq vende janë, se 6-7 vende ka. Ishte proces kafkian, duhet të shkoje 15 herë.

Nuk është proces transparent që mund të bëhet elektronikisht dhe ta aksesojnë të gjithë qytetarët në mënyrë të lirë.

Trafiku, shumëçka përfshirë lejet e ndërtimit nuk janë përgjegjësi vetëm e zotit Veliaj, por duhet të ndajmë dhe meritat me zotin Rama dhe kosto.

Për të pakënaqurit e zonës së “Bregut të Lumit”, “Myslym Keta” etj., tha se do të jenë kosto elektorale për Veliajn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy