PSD me foto të Kurtit si “pinokio”, bën thirrje për protestë kundër Asociacionit

PSD me foto të Kurtit si “pinokio”, bën thirrje për protestë kundër Asociacionit

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë mbajtur një aksion simbolik në urën e madhe në lagjen Lakrishtë në hyrje të Prishtinës.

Përveç ftesës për të marrë pjesë në protestë ata i kanë bashkangjitur në banerë foton e kryeministrit Kurti me hund si të Pinokios.

Përmes këtij aksioni nga PSD kanë bërë thirrje për protestën e 25 marsit për të kundërshtuar dakordimin e arritur në Ohër nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

Sekretari organizativ i kësaj partie, Nol Nushi me këtë rast tha se kryeministri Kurti është ai që ka organizuar protestat më të mëdha kundër Asociacionit e që vet e ka pranuar atë.

“Përmes këtij aksioni bëjmë thirrje për protestë. Hunda e gjatë e Kurtit tregon rrugën e mashtrimit dhe gënjeshtrave për dialogun. Protestat më të mëdha i ka organizuar ai kundër Zajednicës dhe ai e ka pranuar Zajednicën. Kurti është dorëzuar, e ka mashtruar elektoratin”, deklaroi ai.

Nushi i bëri thirrje edhe anëtarëve të LVV-së që të protestojnë më 25 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy