Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qarkut të Durrësit, ku ka diskutuar për reformën e ujit. Ministrja tha se Durrësi është në një situatë specifike dhe kërkoi nga kryebashkiakët që situata të merret më seriozisht.
Qarku i Durrësit është ndër qarqet më të mëdha. Në Bashkinë e Durrësit 75.6% ka qenë mosarkëtimi në vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 mbi 80%. Kemi një rritje të ujit të papaguar në Bashkinë Durrës me 5.15%.
Sa i përket Krujës është komplet një numër aspak i vërtetë. 88.3% në 2021 si normë arkëtime ndërkohë në verifikimet tona është pak mbi 43%. Totali i papaguar për qytetin e Durrësit është mbi 70 milionë euro, ndërsa për Krujën është mbi 7 mln euro.
Është një situatë që kërkoj të merret seriozisht nga kryetarët e bashkisë. Kjo s'ka më lidhje me drejtorët e ndërmarrjeve. Unë e njoh dhe e kuptoj shumë mirë problematikën e Durrësit. por duhet pasur kujdes.
Situata me menaxhimin e ujit të pijshëm në Qarkun e Durrësit është shumë e rëndë në drejtim të arkëtimit dhe humbjeve në rrjet.



