Sekretari i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi ishte dëshmitari i radhës në komisionin hetimor të inceneratorëve. Kryetarja Jorida Tabaku tha se Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme. Sipas saj Agjencia e Prokurimeve Publike i bëri të ditur shkeljen, por Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë nuk ka marrë asnjë masë.
DISKUTIMET
Jorida Tabaku: Në Këshillin e Ministrave ka kaluar një akt për miratimin paraprak për miratimin e një kontrate për të cilën ne nuk kemi asnjë dijeni qe ka filluar një procedurë. Nuk ka asnjë njoftim askund qe ka filluar një procedure. Ky është shqetësimi, por ju na e sqaruat për rolin e Këshillit te Ministrave dhe na sqaruat qe pati një vendimmarrje unanime ne Këshillin e Ministrave, megjithëse nuk ka filluar asnjë procedurë e tille. Keni miratuar paraprakisht fondet për një kontrate thoni por nuk kemi asnjë akt ne gjykimin e tim, për sa i përket autoritetit kontraktues për shpalljen e një negociate te tille. Akti Për shpalljen e financimit është kompetence e Këshillit te Ministrave apo e Ministrisë se Financave, ne kuptimin e ligjit Nr. 125 te koncesioneve por njëkohësisht edhe te vendimit Nr.575 ne zbatim te këtij ligji?
Engjëll Agaçi: Vendimmarrje kalon ne dy faza për financimin e kontratave ose për çdolloj financimi qe kërkohet nga buxheti i shtetit. Është e gjithë procedura qe zhvillohet ne Ministrinë e Financave ne raport me dokumentacionin dhe autoritetin kontraktues dhe ne rastin ne fjale, e përsëris, ky financim për ndërtimin e impiantit te menaxhimit te mbetjeve urbane ne qarkun e Elbasanit ishte parashikuar qysh ne nëntor ne PPA 2015-2017.
Me vone filloi procedura prapë mes MF me autoritetin kontraktor, ku z.Cani e shpjegoi dhe dua te konfirmoj te gjithë deklaratën e z.Cani. Thene kjo, vjen miratimi paraprak për financimin e kontratës dhe çfarë ndodh?! Autoriteti kontraktor paraqet draft projektin për shqyrtim dhe miratim ne KM. ne baze te ligjit 125 te vitit 2013 për koncesionet dhe PPP-te, neni 42, pika 2 një detyrim i tille financiar miratohet nga KM me kërkesën e autoritetit kontraktues.
Jorida Tabaku: Jeni pjesërisht i sakte. Është miratuar buxheti i shtetit ne tetor te atij viti dhe nuk e ka pasur projektin e inceneratorit te Elbasanit te përfshirë ne te. Menjëherë pas një muaj, edhe pse buxheti ishte parashikuar dhe z.Koka nisi një procedurë te pamiratuar, është miratuar programi buxhetor afatmesëm ku i vetmi ndryshim ishte miratimi i kontratës financiare. Dhe miratimi i kontratës për financimin e Elbasanit shfaqet menjëherë pas një muaji pasi ka ardhur kërkesa e parë nga z.Koka, Buxheti i shtetit sapo ishte miratuar. Inceneratori i Elbasanit nuk ishte parashikuar, sikurse iu referuat edhe ju z.Cani, buxheti u ndryshua dhe u miratua dhe u përfshi ne programin buxhetor afatmesëm. Programi buxhetor afatmesëm nuk eshët detyrues për ju, është orientues. tavanet e programet buxhetor afatmesëm janë orientuese dhe jo detyruese. nuk do te thotë se keni miratuar ne programet buxhetore afatmesëm një detyrim qe e bëtë vetëm sepse erdhi si kërkesë e z.Koka. Ne te gjitha rastet e tjera te kontratave koncensionare per inceneratorin e Fierit dhe Tiranës, nuk ka pasur miratimin e sigurimt paraprak. Ne rastin e Fierit dhe Tiranes kemi patur VKM te ndryshme, vetëm për Elbasanin kemi një vendim miratim te financimit paraprak. ne Fier jeni mjaftues me miratimin e z.Ahmetaj. Kemi një dopio standard. ndaj dhe deklarata e mëparshme, nuk është e vërtetë plotësisht.



