
9 Maji, Dita e Evropës kremton paqen dhe unitetin në Evropë. Por këtë vit, duket se është ndryshe.
Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Evropës, duke theksuar se këtë vit kontinenti shënon këtë ditë me shenjën e Ukrainës.
Sot kontinenti ynë kremton Ditën e Evropës nën shenjën e Ukrainës.
Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian.
Atë ditë në Paris, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.
Ai propozoi krijimin e një institucioni evropian mbikombëtar, i ngarkuar me administrimin e industrisë së qymyrit dhe çelikut, pikërisht sektori që në atë kohë ishte baza e gjithë fuqisë ushtarake.
Për këtë arsye, gjatë Samitit të Milanos, në vitin 1985, udhëheqësit e BE-së vendosën ta festojnë 9 Majin si “Dita e Evropës”.



