KAS rrëzon kërkesën e PD për provat shtesë për Shkodrën, priten të dhënat e pajisjes PEI

KAS rrëzon kërkesën e PD për provat shtesë për Shkodrën, priten të dhënat e pajisjes PEI

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ rrëzon me shumicë votash kërkesën e PD për provat shtesë për qarkun e Shkodrës. KAS rrëzoi marrjen e 19 provave të reja të paraqitura nga PD.

Dy anëtarë të KAS kërkuan të administrohen si provë të dhënat e kryqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve, shenjave të gishtave për zonën zgjedhore në qarkun Shkodër nëse ka raste të votimit të dyfishtë ose familjar.

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi ta vazhdojë nesër seancën.

Më herët KAS vulosi përfundimisht rezultatin për qarkun Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Në Berat u pranua kërkesa për rinumërimin e votave të partive zgjedhore për 114 kuti me kërkesë të LSI dhe ajo që u vu re ishte se nga rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë bë Berat, LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste.

Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.

Po ashtu KAS vendosi të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy