
Gazetari Neritan Sejamini tha ditën e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” se vendimi për shpalljen non-grata të Ndroqit dhe Rakipit nuk ka asnjë vlerë financiare por që shërben për të treguar se është bërë për t’i dhënë krah drejtësisë. Vendimi i sotëm ndodh kur drejtësia në vendet përkatëse është e munguar.
Ka pasur një ndryshim në qasjen e SHBA në lidhje me korrupsionin. Korrupsioni nuk është një dukuri që ka vetëm pasoja financiare, ka mbajtur një qëndrim që korrupsioni minon demokracinë, mund të krijojë lufta. Biden ka urdhëraur agjencistë të mbajnë qëndrim. Edhe Britania ka të njëjtën qasje, BE po e diskuton. Për SHBA është vendim politik, pas indormacionit që kanë. Bëhet kur drejtësia në vendet përkatëse ka munguar ose dështuar. Të dyja rastet nga ana materiale e kanë vlerën zero. I gjithë imazhi ka të bëjë me pozicionin në shoqërinë shqiptare. Dëshmon një drejtësi të munguar, është dashur të jepet kurajo. E padiskutueshme për t'i dhenë përkrahje një drejtësie.



