Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 16 shkurt për një takim informal me krerët e BE-së, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Takimi u njoftua sot nga Këshilli Evropian.
Ai vjen përpara konferencës ndërkombëtare të donatorëve, më 17 shkurt, e organizuar nga Bashkimi Evropian për të mbështetur përpjekjet për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit që goditi vendin tonë 26 nëntorin e vitit të kaluar.
Një ditë më parë, qeveria bëri të ditur faturën e dëmeve të tërmetit, e cila arrin 985 milionë euro.



